Tiranë/ Ishte prekur nga COVID-19, humb jetën foshnja 16-muajshe

Pandemia COVID-19 vijon të shkakojë viktima në Shqipëri. Mësohet se ditën e sotme ka humbur jetën një vajzë 16 muajshe në pediatrinë pranë QSUT

Marketing

Foshnja vetëm 16-muajshe ishte e infektuar me koronavirus. Pak ditë më parë ajo ishte shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë. Shkaku zyrtar i vdekjes është ende i paqartë, por foshnja me inicialet A.K nga qyteti i Durrësit, ishte infektuar nga koronavirusi dhe më pas kishte pësuar hemoragji.

Në vendin tonë është rasti i parë që një foshnje vetëm 16-muajshe të humb jetën pas infektimit me COVID-19. Ditën e djeshme u raportua se katër fëmijë të prekur nga Covid-19 ndodheshin të shtruar në pediatrinë e QSUT, dy prej tyre në reanimacion.