“Titanik 2”, Prokuroria Speciale kërkon burg për Thaçin dhe Mijallkovin

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai, i kërkoi gjykatës ti shpallë fajtorë Sasho Mijalkovin, Menduh Thaqin, Bedredin Ibraimin, Vlatko Sajkovskin, Sasho Srcevin dhe Aneta Stefanovskën.Të gjithë janë akuzuar në rastin Titanik 2 për parregullsi zgjedhore. Në fjalën e saj përmbyllëse, Fetai tha se me justifikim pret aktdënim. VMRO-DPMNE ka llogaritur matematikisht me saktësi, se me anulimi i votimit në një vendvotim në Strumicë, do ta dërgonte kandidatin e tyre në raundin e dytë, megjithëse nuk kishte më shumë fletëvotime nga votuesit e regjistruar në kutinë e votimit

Marketing

Kur e kanë parë se i kanë humbur zgjedhjet në Strumicë, VMRO – DPMNE i ka angazhuar të gjitha kapacitetet logjistike. Me fuqinë e tij dhe ndikimin real Mijallkov, si kreu i DSK-së, ka kontaktuar Thaçin, i cili i ka thënë Bedredinit të votojë për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve në tre vendvotime dhe në këmbim të anulohen vota elektorale në Çair”- pohoi Fatime Fetai, PSP.

Fetai në sallën e gjyqit theksoi se përmes provave është vërtetuar se anëtari KSHZ-së nga radhët e PDSH-së, Bedredin Ibraimi, fillimisht ka qenë kundër rivotimit në Strumicë. Ai ka ndryshuar mendjen pasi që e ka thirrur Thaçi. Tre të pandehurit tjerë, Sajkovski, Srcev dhe Stefanovska sipas PSP-së, e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për qëllimet partiake.

Nuk kanë qenë nëpunës shtetërorë, por janë kujdesur që të arrihen qëllimet partiake, madje edhe duke u futur në zonën penale”- tha Fatime Fetai, PSP.

Ish anëtarët e KSHZ-së që akuzohen për parregullsi zgjedhore, Specialja i ndjek në bazë të nenit 353 nga Kodi penal gjegjësisht për Abuzim me detyrën zyrtare. Mijallkov ngarkohet në bazë të Nenit 359 apo marrje të shpërblimit për ndikim kundër- ligjor. Të akuzuarit mbrojtjen e tyre në fjalën përmbyllëse do ta japin më 19 shkurt.