“Titanik 2”, vendimi ndaj Thaçit e Mijallkovit në mars

Deri në fund të muajit shkurt ose më së voni fillimi i muajit mars do të duhet të shqiptohet vendimi për rastin gjyqësor “Titanik 2” të PSP-së, ku të akuzuar janë Sasho Mijalkov dhe Menduh Thaçi, si dhe disa ish anëtarë të KSHZ-së mes të cilëve edhe Bedredin Ibrahimi.

Marketing

Megjithëse seanca e sotme për këtë lëndë u shty, por gjykatësi Ognen Stavrev i caktoi datat për fjalët përfundimtare. Të akuzuarit ngarkohen për shpërdorim të detyrës zyrtare, sepse me kërkesë të Mijalkovit, Thaçi ka ndikuar në KSHZ që të anulohet dhe përsëritet votimi në një vendvotim në Strumicë ku ka fituar Zoran Zaevi, edhe pse nuk ka pasur bazë për një gjë të tillë.

Marketing