“TITANIK 3”, dëshmon kryetari i komisionit komunal

Qani Toçi ka përmirësuar 13 procesverbalet ndërkohë që Ismet Guri pinte cigare dhe qeshte, kështu dëshmoi dëshmitari Blerim Muhaxheri për rastin “Titanik 3” i cili në vitin 2013 kryente detyrën e kryetarit të Komisionit Zgjedhor Komunal në Çair. Muhaxheri tha se e ka parë me sytë e tij Toçin duke bërë përmirësime ndërsa Gurin jo. Ai tha se nuk ka mundur ta paraqes këtë rast për shkak se ka qenë i frikësuar.

Marketing

“E di që Qaniu e nxori kutinë dhe nga aty nxori procesverbalin. Atëherë për herë të parë e kam parë për çfarë bëhet fjalë. I kam parë përmirësimet e 13 procesverbaleve. Qaniu nënshkruajti në procesverbalet dhe vendosi vulë. Gurin nuk e kam parë duke nënshkruar apo duke bërë përmirësime”, u shpreh – Blerim Muhaxheri- Kryetar i këshillit zgjedhor komunal Çair

Qani Toçi pranoi se ai ka nënshkruar disa nga procesverbalet ndërsa disa të tjera thotë se i ka nënshkruar Ismet Guri. Ai shtoi se këtë e ka bërë për shkak të mosnjohjes së ligjeve dhe për shkak të frikës.

“Guri më tha se do të kalojnë si gabime teknike, unë i frikësuar vendosa nënshkrimin tim në disa procesverbale , në disa tjera Ismet Guri. Unë i njihja Ismet Gurin dhe Ejup Alimin prej më herët, e dija se çfarë fuqie kanë në shoqëri dhe në BDI prandaj u frikësova se të njëjtët mund të më bëjnë diçka. E di se kam vepruar gabim, por nuk e kam ditur ligjin dhe jam manipuluar nga fjalët e Ismet Gurit”, tha Qani Toçi- zëvendës anëtar i këshillit komunal zgjedhor Çair

Ndërkohë avokati i të akuzuarit Ismet Guri, Elenko Millanov në fillim të seancës deklaroi se me lutje të klientit të tij Ismet Guri heq dorë nga kërkesa për tu larguar nga ky rast. Ai kërkesën për tërheqje nga mbrojtja e njoftoi një ditë më parë por tha se të njëjtën e kishte bërë për shkak të obligimeve të shumta. Për rastin “Titanik 3” akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri për keqpërdorim të materialit zgjedhor në zgjedhjet vendore të vitit 2013.