“Titanik”: Janakieski kërkon lista me mbështetës nga administrata “për luftën në Qendër”

Me dëgjimin e “bombave” sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik”, ndërsa në seancën e sotme gjyqësore gjykatësi Osman Shabani konfirmoi se janë të pranishëm të të gjithë të akuzuarit.

Marketing

Në “Titanik” janë të dyshuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stano Kournovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marijan Nakeski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata dyshohen nga PPS për bashkëpunim kriminel, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe për keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Në seancën e sotme dëgjohen bisedat e regjistruara të 26 marsit të vitit 2013, disa ditë pas zgjedhjeve lokale. Në një incizim dëgjohet si Mile Janakieski kërkon lista nga vendvotimet dhe analiza për dalshmëri dhe cikle zgjedhore ndër vite në Komunën Qendër.

Në njërën nga bisedimet Janakieski, nga një person femër, kërkon listë të të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike të cilët jetojnë në Qendër. Pasi ajo e pyet si t’u thotë në mënyrë të tërthortë, Mile i thotë “drejtpërdrejt, si tërthorazi, luftë është në Qendër”.

Nga bisedat dëgjohet si Mile Janakieski, përveç administratës, aksionin e organizon edhe nëpër firma, kompani të taksive, njerëz që kanë shfrytëzuar grante për vetëpunësim, njerëz që i dinë, si producentë dhe të tjerë “votues nga Qendra”, kur mund të bëhet presion për vota. Janakieski, në një bisedë, sqaron se bëjnë bazë të 15.000 votues të cilët do ta mbështesin Todoroviqin në Komunën Qendër.

Deri më tani në “Titanik” janë dëgjuar rreth 700 “bomba”, prej mbi 1.000 të propozuara nga PSP.

Marketing