‘Titanik’, Jankullovska: Kemi shpenzuar gjithçka që kemi

Ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska i është ankuar ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, se kanë shpenzuar gjithçka që kanë pasur për zgjedhjet e vitit 2011 dhe se tani nuk kanë as benzinë për policinë. Këto biseda u dëgjuan në seancën e stome për rastin “Titanik”, ku “bombat” e dëgjuara po dëshmojnë se policia përpos obligimeve zyrtare ka qenë e kyçur edhe në aktivitet partiake.

Marketing

Janakievski në bisedë me Jankullovskën, i ankohet asaj se shumë policë nga Strumica janë sjellë në Tetovë, dhe për këtë arsye votuesit rom janë lënë pa përkujdesje, gjegjësisht lehtë kanë mundur të tjerët t’i blejnë votat e tyre. Ajo i thotë se janë njerëz nga njësiti special dhe të njëjtit mund t’i kthej lehtë, por se nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

“Nuk është e saktë se nuk ka njerëz, problemi është se nuk ka benzinë. Askund nuk kemi benzinë, jo vetëm në Strumicë. Zgjedhjet janë kah fundi dhe kemi shpenzuar gjithçka që kishim. Kemi nga 20 litra në stacion. Në hetim njerëzit shkojnë me makina private. Nëse ka vrasje shkojnë me makinat e tyre”, ka thënë Gordana Jankullovska, ish ministre e Punëve të Brendshme.

Marketing