“Titanik” përsëri para Gjykatës Penale

Në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Titaniku”.

Marketing

Gjatë seancës së fundit në gjyq u publikuan mbi 50 audio incizime të ashtuquajtura “bomba” ku është dëgjuar zëri i ish Ministrit të Transportit Mile Janakieski se si bën “pazar” që të sigurojnë një linjë ajrore nga Zvicra dhe Italia për persona të cilët kishin dhënë fjalën se do të votonin për VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale të vitin 2013.

Në lëndën “Titanik” të akuzuarit dyshohen për shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Marketing