“Titanik” shtyhet për më 13 maj, mungoi gjykatësi

Gjykatësi Ognen Stavrev në seancën e sotme për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, bëri të ditur se gjykimi anulohet për më 13 maj.

Marketing

Stavrev theksoi se anulimi është bërë për shkak të mungesës së gjykatësit Osman Shabani, i cili është pjesë e këshillit gjyqësor.

Rasti “Titanik” gjendet në procedurën e dëshmive dhe po prezantohen dëshmi të propozuara nga PSP-ja. Bëhet fjalë për rreth 5.900 dëshmi materiale. Po prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, fragmente nga faturat, vërtetime dhe dokumente të tjera