Tite pyetet për akuzat ndaj Neymar, jep përgjigje interesante

Ylli brazilian i futbollit, Neymar JR, ka tërhequr vëmendje të madhe në medie gjatë ditëve të fundit, për një arsye që nuk i pëlqen.

Marketing

Neymar është akuzuar nga një grua e cila ka insistuar se është përdhunuar nga braziliani në një hotel të Parisit.

Lojtari kishte reaguar duke publikuar disa video ku shiheshin bisedat e tyre, gjë që si duket vetëm ka përkeqësuar situatën.

Së fundmi, policia kishte shkuar edhe në kampin stërvitor të Brazilit, ku sulmuesi i PSG po stërvitej me skuadrën kombëtare.

Sigurisht, për këtë gjë është pyetur edhe selektori i kombëtares së Brazilit, Tite, i cili ka dhënë përgjigje të thjeshtë.

“Së pari , unë e di rëndësinë e temës. Tema është personale dhe do të ketë kohë për njerëzit që të shqyrtojnë faktet. Për tani, unë nuk do ta lejojë vetën të jap gjykime” ka thënë Tite.

“Ajo që mund të them është se në tri vite së bashku, në diskutimet tona personale, ai gjithmonë ishte lojal dhe i besueshëm” ka thënë trajneri referuar Neymar.

“Ai është shumë i rëndësishëm për kombëtaren. Nuk mund të them ndonjë gjë tjetër” ishin fjalët e Tite.

Akuzat kundër Neymar janë ngritur në policinë e Sao Paolos. Është bërë e ditur se lojtarit do t’i konfiskohet telefoni për të analizuar videot e publikuara.

Marketing