Pas debatit të ashpër katërorësh, Tito Petkovski, Kristijan Trajkovski dhe disa delegatë u larguan nga Kongresi i katërt i Partisë së Re Socialdemokrate, duke akuzuar për falsifikim dhe procedurë jostatutore lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, përcjell TV21.
Edhe para se të fillojë Kongresi, atmosfera ishte e tensionuar, kur disa nga delegatët e më shumë komunave, nuk arritën ta gjejnë emrin e tyre në listat e delegatëve, që dje ishin dorëzuar në parti. Gjatë debatit të nxehtë, vijuan akuza se procedura e deritanishme për organizim të Kongresit dhe përzgjedhje të kryetarit të partisë.
Ai gjatë fjalimit para Kongresit, akuzoi se kjo që po ndodh është falsifikim dhe se procedura për zgjedhjen e kryetarit nuk është legjitime në këtë formë. Shtoi se procedura është shkelur që në fillim dhe se njerëzit të cilët në kundërshtim me Statutin e Partisë së Re Socialdemokrate, e kanë propozuar Goran Misovskin si kandidat i vetëm për kryetar, tani me lista të falsifikuara për delegatë, me çdo kusht duan që në mënyrë jolegjitime t’i lejojnë Misovskit ta kidnapojë partinë.
Kur në rendin e ditës erdhi pika për verifikim të mandateve të delegatëve, Tito Petkovski, disa anëtarë të Komisionit për Verifikim dhe disa delegatë, e braktisën Kongresin, duke thënë se refuzojnë t’i japin legjitimitet falsifikimit që po ndodh./tv21/