Pak orë para ndeshjes me Shqipërinë, ku është projektuar të zbresë në fushë si titullar për Spanjën, media iberike Marca raporton se sulmuesi Joselu do të largohet nga Real Madrid.
Pavarësisht propozimit të “Los Blancos” për të qëndruar edhe një sezon, Joselu ka vendosur të largohet dhe destinacionet e mundshme janë Arabia Saudite dhe Katari.
Siç raporton Marca vendimi nuk ka qenë i lehtë për t’u marrë, por ditët që kaluan, siç ndodhi me Naçon, sulmuesi ka menduar për lamtumirën. Marrëveshja është pranë mbylljes, por gjithçka tregon se destinacioni i saj do të jetë Arabia Saudite ose Katari. Në këtë vend të dytë, opsioni kryesor do të ishte Al Gharafa .
Javë më parë, sulmuesi galician mori një ofertë nga futbolli saudit që shumëfishoi pagën që ai fitoi te klubi mbretëror gjatë sezonit të shkuar. Ditët e fundit edhe Al Gharafa i është afruar sulmuesit, i cili vlerëson ligën e Katarit për sa i përket afërsisë për udhëtime dhe përshtatjes së jetës së tij familjare në aventurën e re.
Carlo Ancelotti donte që Joselu të vazhdonte për shkak të asaj që ai ofron brenda grupit dhe në fushë, por edhe për shkak të dy golave që sulmuesi spanjoll nxori nga hiçi në ndeshjen kulminante të sezonit, atë ndaj Bayern Munich në Champions League.
Por me ardhjen e Mbappe dhe Endrick loja për një vend në sulm është komplikuar shumë në Madrid, ndaj edhe sulmuesi po kërkon largimin.