Tjetër aksident i rëndë në Turqi, kamioni përplas qytetarët, 16 viktima dhe 29 të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, pas atij të Gaziantepit ku humbën jetën 16 persona. Aksidenti i dytë ka ndodhur në Mardini, ku një kamion përplasi dy automjete dhe qytetarët duke shkaktuar sërish 16 viktima dhe 29 të plagosur.

Marketing

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës dhe policia. Teksa punonjësit e emergjencës po jepnin ndihmën e tyre, një kamion të cilit iu këputën frenat përplasi punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe qytetarët që ndodheshin aty pranë.

Sipas mediave turke raportohet për 16 të vdekur dhe 29 persona të plagosur. Mes viktimave ka edhe fëmijë.

Një automjet kishte dalë nga autostrada Gaziantep-Nizip dhe në vendngjarje kishin shkuar mjekët, zjarrfikësit dhe gazetarët. Por në këtë moment, një autobus që humbi kontrollin përplasi ambulancës, një zjarrfikëse dhe një makinë gazetarësh. 16 persona humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën.