Milan ka rrëmbyer pikët e plota në “Renato Dall’Ara”, duke e mposhtur 3-2 Bolognan. Me këtë fitore, Milan është ngjitur në pozitën e 10 me 20 pikë…
Pas fitores kundër Parmës, Milani i Stefano Piolit ka marrë të tjera pikë të plota në Serie A.
Kuqezinjtë e kanë mposhtur 3-2 në udhëtim Bolognan, në një ndeshje ku protagonist ishte Theo Hernandez i blerë nga Real Madridi, shënoi dy gola, një për Milanin dhe një për Bolognan, pasi aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij, derisa shkaktoi edhe penallti në minutën e 84’.
Piatek zhbllokoi gjithçka, në minutën e 15’ nga penalltia.
Theo Hernandez shënoi për 2-0 në minutën e 32’, derisa në atë të 40’ aksidentalisht e dërgoi topin në portën e tij për 2-1.
Me të filluar pjesa e dytë, Giacomo Bonaventura shënoi gol të bukur në minutën e 46-të për 3-1.
Ndeshja u bë e rrezikshme në minutën e 84’, kur Nicola Sansone shënoi për 3-2 nga pika e bardhë, e shkaktuar nga Theo.
Sido që të jetë, deri në minutën e 95, me ato shtesë, Milani ia doli të mbahet dhe arriti të marrë tri pikë të arta që e ngjitin në pozitën e 10 me 20 pikë të grumbulluara.