Tjetër gol për sulmuesin e Kombëtares në Rusi, i jep fitoren Rubin Kazanit në minutat e fundit

Mirlind Daku është padyshim njeriu i momentit te Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Rusi, kësaj radhe kundër Akron Togliatti.Në minutën e 90’ të takimit, pas një krosimi në zonë, topi ngeli në rrëmujë dhe Daku u ndodh në vendin e duhur, në kohën e duhur për ta shtyrë drejt portës, që kaloi dhe vijën fatale. Ky ishte goli i përmbysjes për Rubinin, që në fund siguroi tre pikët, pikërisht falë Dakut.

Marketing
Marketing