Pak orë para ndeshjes me Poloninë një tjetër futbollist do t’i mungojë Kombëtares Shqiptare.
FSHF bën me dije se mesfushori Klaus Gjasula nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.
Futbollisti kuqezi ka pasur simptoma dhe ka bërë menjëherë testin me tampon, ku më pas ka rezultuar pozitiv. Në këto kushte në bazë të protokollit sanitar i gjithë ekipi dhe stafi teknik kanë kryer sërish testin me tampon dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
Klaus Gjasula bëhet kështu mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen me Poloninë.
Mungojnë Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar ndërkohë që Sokol Cikalleshi, rezultoi ditën e djeshme pozitiv me Covid-19./