Tjetër tërmet godet Greqinë

Një tjetër tërmet ka goditur pasditen e sotme Greqinë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Jug-Lindje të Shqipërisë.
Siç mund të shihet edhe nga të dhënat e përditësuara nga Instituti i Gjoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, magnituda e tërmetit është 4.3 e Shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 38 km në Verilindje të Bilishtit, në Follorinë të Greqisë.
Ndërsa thellësia e tij 11 km. Tërmeti është ndjerë shumë në bashkinë e Devollit, qarku Korçë.
Kujtojmë që dy ditë më parë Greqia u godit nga një tërmet i magnitudës 5.3 ballë i shkallës Rihter, i cili shkaktoi dëme në disa banesa në zonën e Devollit.

Marketing