Tjetër tërmet në Greqi, lëkundjet trembin turistët

Greqia është përfshire gjatë ditëve të fundit nga një aktivitet sizmik që ka prekur disa zona.

Marketing

Këtë të premte pak pas mesnates zona që është panikosur nga lëkundjet e tokës ishte Nisyros.

Tërmeti ishte me magnitude 4.3 ballë.

Epiqëndra ishte në detin Egje ndërsa thellësia ishte 18.1 km.

Mjaft qytetare, mes të cileve edhe turiste lanë banesat për të dalë në rrugë, por mediat greke nuk kanë raportuar persona të lënduar.

Pak orë më herët një tjetër lëkundje e konsiderueshme ishte raportuar në Athinë, konkretisht pranë Dervenochoria.