“Tkurret” ASH-ja, Arta Toçi pritet t’i bashkohet Lëvizjes BESA?!

Ish deputetja dhe ish zv.ministrja e jashtme nga rradhët e ASH-së, Arta Toçi mbrëmë përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se jep dorëheqje nga gjitha pozitat Aleancës për shqiptarët shkruan TetovaSot. Dorëheqja e saj erdhi, pas mos përfilljes së gruas në parti dhe sipas saj, për anashkalimin e Tetovës nga ana e Ziadin Sela.

Marketing

Siç mësohet nga burime të TetovaSot, Arta Toçi pritet t’i bashkangjitet Lëvizjes Besa për të vazhduar veprimtarinë e saj politike në partinë e Kasamit. Gjithashtu mësohet se ajo ka raporte shumë të mira me të larguarit nga ASH muaj më parë që sot janë pjesë e Besës.

Ndryshe, Besa siç duket është duke ia tkurrur strukturat ASH-së, duke i kthyer në parti dhe duke i “joshur” me pushtetin që ka Besa.