Një person tridhjetë e një vjeç nga fshati Bogorodicë vdiq sot gjatë një gjuetie në malin Kozhuf.
MPB-ja njofton se 31 vjeçari ishte goditur nga një plumb nga B.GJ (52) nga Gjevgjelia dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Vdekjen u ka konstatuar mjeku nga Qendra e Urgjencës Mjekësore në Gjevgjeli.
“B. GJ. është ndaluar në stacionin policor, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion ”, theksoi policia.