Tmerr në Moto GP, motori merr flakë në bokse pas provave të lira (video)

Pas kohës më të mirë që vendosi sot në provat e lira, një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur pilotit spanjoll Alex Rins në pistën e Sepang, në Malajzi. Motori Suzuki me nr.42 i pilotit spanjoll ka marrë flakë gjatë kohës që ndodhej në bokse.

Marketing

Mësohet se benzina ka dalë nga serbatori, ndërkohë që motori ishte i ndezur. Mekanikët kanë përdorur fikëset e zjarrit edhe pse pati momente ankthi e paniku, pasi frika për ndonjë shpërthim ishte e madhe. Për fat, asnjë pasojë për pilotin apo mekanikët edhe pse motori doli jashtë përdorimit.

Marketing