Tronditet Shkodra nga një ngjarje e hidhur.
Mësohet se një person është plagosur me thikë në lagjen “Mark Lula”.
Nga informacionet paraprake raportohet se dy persona goditën me thikë 38-vjeçarin Vat Shpati për motive ende të paditura.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, por ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
Sakaq, policia është vënë në kërkim të dy autorëve.