Tmerrohen 14 milionë banorë, një mesazh për “incident bërthamor” vjen në telefonat e tyre, më vonë u tha se ishte dërguar gabimisht

Një alarm i urgjencës që paralajmëronte miliona njerëz për një “incident” në një termocentral bërthamor afër Torontos “u dërgua gabimisht”, kanë pranuar zyrtarët.

Marketing

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit në të gjithë provincën kanadeze të Ontario, vendbanimi i 14 milionë njerëzve, u zgjuan nga një zhurmë tronditëse që vinte nga telefonat e tyre të dielën, e shoqëruar me një mesazh që paralajmëronte se kishte ndodhur një “ngjarje” në Stacionin Gjenerues Bërthamor.

Paralajmërimi, i cili u dërgua gjithashtu në ekranet televizive, thoshte se nuk kishte lëshim anormal të radioaktivitetit dhe njerëzit nuk kishin nevojë të ndërmarrin veprime mbrojtëse – megjithëse kjo nuk i pengoi disa njerëz të bëjnë panik.

Më shumë se një orë më vonë, njerëzit morën një mesazh tjetër duke thënë se alarmi “u dërgua gabimisht” dhe se nuk kishte “asnjë rrezik për publikun ose mjedisin”.

“Asnjë veprim i mëtejshëm nuk kërkohet”, thuhej në mesazh.

Duke kërkuar falje për gabimin, avokati i përgjithshëm i vendin Ontario Sylvia Jones tha që alarmi u dërgua gjatë një stërvitje rutinore trajnimi që po zhvillohej nga Qendra Provinciale e Operacioneve të Urgjencës.

Ajo tha se qeveria ka filluar një hetim të plotë dhe “do të ndërmarrë hapat e duhur për të siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri”.

Marketing