“TNT’, vazhdon përplasja mes Penales dhe Strashevskit

Afrimi i datave për vazhdimin e gjykimit në rastin “TNT” ashpërson reagimet e avokatit mbrojtës, Jovica Strashovski, dhe Gjykatës Penale.

Marketing

Nga Gjykata vlerësojnë se avokati në fjalë vazhdon me obstruksionet e tij për të stërzgjatur gjykimin, ndërsa dëshmi për këtë është edhe shfrytëzimi i pushimit vjetor nga data 8 deri më 17 janar, për kur dhe janë të caktuara seanca gjyqësore.

Por, avokati Strashevskit thotë se kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Gjolev, nuk e ka pranuar dorëheqjen e parevokueshme të gjykatëses porotë dhe se i ka bërë presion të marrë pjesë në seancat për “TNT”-në. Strashovski ka kërkuar që rastin ta hetojë MPB dhe Prokuroria.

Ndërkohë nga Gjykata Penale theksojnë se gjykatësja porotë është pranuar tek kryetari i gjykatës, Xholev, jo për të dhënë dorëheqje, por për kërcënimet që po i bëhen asaj që të heq dorë nga rasti “TNT”. Xholev ka siguruar gjykatësen se do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat legal për të mbrojtur integritetin e saj dhe nëse është nevoja do t’i caktojnë edhe sigurim personal.

Gjykatësja porotë Koçovska është pajtuar që të vazhdojë të veprojë në lëndën “TNT” deri në shkarkimin e saj eventual nga Këshilli Gjyqësor.

Me kërkesë të gjykatës, Oda e Avokatëve përkatësisht Komisioni Disiplinor do të vlerësojë se nëse avokati në fjalë ka bërë shkelje dhe nëse caktimi i pushimit vjetor nga ana e avokatit Strashovski në datat që përkojnë me seancat gjyqësore ka qenë tendencioz për stërzgjaten e procedurës gjyqësore. Mbrojtja e të akuzuarve në “TNT” çdo ditë përsërit se mandati i gjykatëses porotë Koçkovska ka përfunduar më 24 dhjetor dhe se e njëjta nuk guxon më tej të marrë pjesë në Këshillin për Gjykim në rastin “TNT”.

Megjithatë, gjykata mbron qëndrimin se për përfundim të mandatit të gjykatësit porotë vendos Këshilli Gjyqësor seanca e radhës e të cilit është caktuar më 27 janar. Në ndërkohë, gjykata ka caktuar 10 seanca plotësuese për të përfunduar me këtë lëndë, e cila pas dy vitesh gjykim ka arritur në fund duke u munduar të pengojnë kthimin e gjykimit nga e para.

Sipas hetimeve të akuzuarit i kanë përgatitur dhe realizuar planin e 27 prillit me qëllim të pengimit të pranim -dorëzimit të qetë të pushtetit pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të vitit 2016.

Të akuzuarit dyshohet se si organizatorë e kanë përfshirë tërë strukturën partiake dhe mjetet materiale për realizimin e qëllimit, me ç’rast kanë mundësuar edhe zvogëlimin në kontinuitet të zyrtarëve policorë për sigurimin e protestave dhe objektit të Kuvendit.