Todd Boehly, pronar i ri i Chelsea

Skuadra e Chelseas tashmë e ka pronarin e ri.

Marketing

Të paktën kështu ka konfirmuar vetë klubi në faqën e tyre zyrtare, duke thënë se është arritur marrëveshje me Todd Boehly.

Nga investimi total që është duke u bërë, 2.5 miliardë do të shkojnë në blerjen e aksioneve.

Përveç kësaj 1.75 miliardë do të investohen për vetë klubin, përfshirë këtu akademinë dhe klubin e femrave.

Shitja totale pritet të përfundojë në fund të majit.

Pos Boehlyt, bashkaksionarë do të jenë edhe Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjorg Wyss.