Todorov: Vendimi i Mickoskit të bojkotojë Referendumin ishte një hap i gabuar

Un jam larguar nga politika kur partia ime dhe lideri Mickoski vendosi që të bojkotojë referendumin që ishte kundër orientimit partiak, kështu ka deklaruar ish ministri i shëndetësisë Nikola Todorov.

Marketing

Me Gruevskin ai thotë se asnjëherë nuk është konfliktuar asnjëherë ndërsa me Mijalkovin po kur ai ka qëndruar prapa Mickoskit si lider dhe jo idesë së Todorovit që me partinë të udhëheqë një trup kordinues.

Ai ka thënë se nuk ka pasur ambicie për lider por është tërhequr që të vijnë njerëz të ri dhe partia të demokratizohet që të zgjedh një lider.

Todorov ka deklaruar se nga politikan të huaj ka dëgjuar se VMRO është drejtuar në kursin antiperendimorë por që është munduar të sqarojë se ka qenë një periudhë shumë e vështirë si për partinë ashtu edhe për shtetin e duke shtuar se gjatë qeverisjes së tyre ka pasur edhe shumë punë të mira por edhe të këqija.