



Një javë pasi zhytësi britanik Tom Daley fitoi një medalje të artë në platformën 10 metra për meshkuj, ai ishte përsëri në tribunë për të mbështetur garuesit e rinj.
Atleti bëri bujë në mediat sociale sepse ai kishte sjellë me vete shtizat e perin, teksa filloi të thurte i qetë në Tribunë.
“Aty është Tom Daley – ai ka nxjerrë shtizat,” tha një komentues i BBC gjatë raundit të tretë të konkurrimit gjatë finales së trampolinës 3 metra të grave, të dielën.
Kjo ka shkaktuar çudi por dhe të qeshura tek të gjithë shikuesit të cilëve iu duk veprimi i atletit i gazmor.
Kjo nuk është hera e parë që zhytsi e tregon talentin e tij për thurjen. Më herët ai ka postuar një video në rrjetet sociale teksa tregon se ka thururu një xhep të vogël pa ta ruajtur të pagervishtur medaljen e tij të artë të fituar në këto Lojëra Olimpike.
https://twitter.com/NBCOlympics/status/1420856920274055179?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1420856920274055179%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D849514