Tolgahan Sayışman: Faleminderit shqiptarë që u bëtë pjesë e pandarë e jetës time

Të mërkurën që shkoi, aktori turk me famë botërore Tolgahan Sayışman erdhi në kryeqytetin kosovar i shoqëruar nga modelja dhe aktorja, Almeda Abazi dhe djali i tyre katër muajsh, Efehan.

Marketing

Ata janë mirëpritur gjatë paradites në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga ministri ende në detyrë i kësaj ministrie, Kujtim Gashi.Me të mbaruar vizitën në Kosovë, ku çifti u ndanë shumë të kënaqur nga mikpritja dhe Tolgahan duke u ndjerë shumë krenar për rolin që pati në këtë takim, dyshja u nisën për Shqipëri, për të qëndruar pak kohë me familjarët e Almedës.

Tolgahan hyri në llogarinë e tij në Instagram për të shkruar një falënderim për mikpritjen që iu bë në Kosovë – dhe këtë në shqip!

“Komb historinë e te cilit e kam dëgjuar qe ne fëmijëri nga gjyshja ime e ndjere, me pas për fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jetën me një vajze te këtij kombi, njerëz mikpritës, me gjak te ngrohte dhe te besës. Faleminderit shqiptare qe u bëtë pjese e pandare e jetës time, faleminderit qe me mirëprisni. Do jem gjithmonë i gatshëm te jap kontributin tim ne krah jush për te mirën e te gjithëve. Përfitoj te falënderoj pafundësisht Ministrin e Kulturës Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithë Kosovën qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kulturës” – shkroi Tolgahan nën foton në të cilën shfaqet pranë ministrit Kujtim Gashi.

https://www.instagram.com/p/B27E346nbsV/?utm_source=ig_embed