Tom Cruise këmbëngul për përfundimin e xhirimeve të ‘Mission Impossible 7’

Tom Cruise kërkon të përfundoj xhirimet në Itali, opsionet e tjera nuk i merr në konsideratë.

Marketing

Tom Cruise mezi pret që të kthehet në Venecia për të përfunduar xhirimin e ‘Mission Impossible 7’ por sa të lehtësohen masat e marra nga qeveria italiane shkruan DailyMail.

57-vjeçari thuhet se është duke këmbëngulur për tu rikthyer në set sa më shpejt pasi pandemia i dha një ndalesë të papritur aktiviteteve artistike.

Një burim i tha The Sun: ‘Tom po refuzon të filmojë kudo tjetër, pasi dëshiron të kthejë milionat e tij në një nga zonat më të goditura të Covid-19 për të ndihmuar atë vend.

Producentët e filmit kishin provuar të gjejnë një vend alternative, por ai nuk kishte pranuar asnjë prej tyre. Është një gjest me të vërtetë i bukur nga ai dhe pa dyshim që do të mirëpritet nga njerëzit e Venedikut.

Kujtojmë se para pak dite NASA konfirmoi se Cruise do jetë pjesë e një filmit të xhiruar në hapësirë.