Maqedonia është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara dhe kjo administratë vazhdon të mbështesë hyrjen e vendit në NATO dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Ne presim që edhe Athina të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes, tha Znj. Andrea Thomson, Zëvendës Sekretare e Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare.
E pyetur për qëndrimin e qeverisë amerikane për qëndrimin e Presidentit rus Vladimir Putin se Marrëveshja e Prespës është arritur nën presionin e jashtëm dhe se Maqedonia dëshiron ta detyrojë atë në NATO dhe se politika amerikane destabilizon Ballkanin, ajo u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për pozicionin e presidentit rus, sepse ajo është një propagandë politike e palidhur me stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit”.
Para se të bëhej Zëvendës Sekretare e Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Sigurinë Ndërkombëtare, Thomson ishte Këshilltare e Sigurisë Kombëtare e Zëvendës Presidentit Mike Pens.
“Në këtë kapacitet kam pasur rastin të vizitoj Ballkanin gjatë turneut të Zëvendëspresidentit Pens të rajonit dhe dëshiroj të theksoj se Maqedonia është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara. Kjo administratë vazhdon të mbështesë hyrjen e vendit në NATO me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Presim që Greqia të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes”, tha Thomson.
Ajo ishte sot në Bruksel, ku aleatët e NATO-s diskutuan për një shkelje të marrëveshjes për likuidimin e raketave të vogla dhe të mesme nga Rusia.