Tony Blair: Epokës së dominimit të Perëndimit po i vjen fundi

Tony Blair ka paralajmëruar se epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vjen fundi për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ngritjes së Kinës si “superfuqia e dytë” në botë.

Marketing

Ish-kryeministri britanik tha se fuqitë perëndimore duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të ruajtur supremacinë e tyre ushtarake.

Ai tha se pushtimi “brutal dhe i pajustifikuar” i Vladimir Putin në Ukrainë tregoi se Perëndimi nuk mund të presë më automatikisht që fuqitë e mëdha botërore t’u përmbahen normave të pranuara ndërkombëtare.

“Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek lidershipi kinez që të sillet në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale”, tha ai. “Mos më keqkuptoni. Nuk po them që Kina do të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë në të ardhmen e afërt. Por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në sigurinë se ata nuk do ta bëjnë këtë,”-tha ai.

Ai tha se ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli do të vijë nga Kina, jo nga Rusia. “Ne po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik perëndimor,” tha ai.

Marketing