Top 10 qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar gjatë pandemisë së Kovid-19

Shumëkush do të dëshironte të jetonte dhe punonte në Hong Kong, Paris ose Zyrih, por më parë duhet të dini se këto qytete janë mes më të shtrenjtëve në botë.

Marketing

Njësia e Inteligjencës e The Economist (EIU), e cila vlerëson 133 qytete në botë dhe krahason çmimin e një shporte me 138 artikuj të përditshëm te secili, i rendit ata në krye.

Luhatjet e valutave për shkak të pandemisë, të cilat kanë përfshirë rënien e dollarit amerikan, nënkuptojnë që destinacionet në Afrikë, Amerikë dhe Europën Lindore janë bërë më pak të shtrenjta që nga marsi, ndërsa Europa Perëndimore, ku euro është rritur në vlerë kundrejt dollarit, ka parë rritje të çmimeve.

Franga zvicerane është rritur gjithashtu në vlerë.

Qytetet më të shtrenjta në botë

Singapori dhe Osaka tani janë përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestin, me Tel Aviv që barazohet me Osakën në vendin e pestë. Dhjetë më të mirat plotësohen nga Gjeneva, New York City, Kopenhagën dhe Los Anxhelos.

Sidnei është në vendin e 15, Londra në të 20-n dhe Nairobi në të 77-in. Moska renditet në vendin e 106, dhe Delhi në të 121-tin.

Damasku në Siri është qyteti me koston më të ulët të jetesës, i ndjekur nga Tashkenti i Uzbekistanit, Lusaka në Zambia, Caracas (Venezuela) dhe Almaty, Kazakistan.

Produktet elektronike me çmime të larta

Nuk janë vetëm qytetet që janë ndërruar. Sondazhi zbuloi se çmimet për pajisjet elektronike janë rritur globalisht. Veshjet, ndërkohë, kanë rënë – të dyja me sa duket për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që punojnë nga shtëpia. Produktet kryesore ushqimore kryesisht mbetën në të njëjtin çmim, ndërsa produktet e kujdesit personal, duhani dhe alkooli janë rritur të gjithë.

“Pandemia ka ndryshuar sjelljen e konsumatorit, pasi bllokimet dhe tendencat e tilla si puna nga shtëpia kanë rritur çmimet e elektronikës së konsumit (TV, PC, Smartphone) dhe vaktet ushqimore në shtëpi kanë zënë vendin e ngrënies në restorante për familjet e klasës së mesme”, tha kreu i kostos botërore të jetesës në EIU, Upasana Dutt.

EIU parashikon në të ardhmen se trendet do të vazhdojnë, me njerëzit që u japin përparësi prodhimeve kryesore dhe argëtimit në shtëpi sesa veshjet gjatë vitit 2021.

Qytetet më të shtrenjta në botë për të jetuar 2020

1.Paris, Francë

1. Hong Kong

1.Zyrih, Zvicër

4.Singapor

5.Osaka, Japoni

5.Tel Aviv, Izrael

7.Gjenevë, Zvicër

8.New York City

9.Copenhagen, Danimarkë

10.Los Angeles./

Marketing