Në periudhën janar – tetor 2018, sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimi tregtar të jashtëm, Republika e Maqedonisë më së shumti ka bërë biznes me Gjermaninë, Greqinë, Britaninë e Madhe, Serbinë dhe Bullgarinë, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave
E shprehur në euro, vlera e përgjithshme e eksporteve të mallrave nga Republika e Maqedonisë, në periudhën janar-tetor 2018, arriti në 4.8 miliardë euro dhe u regjistrua një rritje prej 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e mallrave të importuara në të njëjtën periudhë arriti në 6.2 miliard euro, që është për 12.9% më shumë se sa në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Deficiti tregtar në periudhën janar-tetor 2018 ishte 1.4 miliardë euro.