Topojani: Arsim për të gjithë të rriturit

Shkolla fillore për të rritur ,,A.S.Makarenko”-Shkup këtë vit shkollor filloi bashkëpunimin me Agjensionit për punësim të Republikës së Maqedonisë (Qendrën për punësim Shkupi). Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përfshirja e numrit më të madh të qytetarëve të Shkupit në sistemin arsimor që nuk ka një arsim bazë.

Marketing

Nën sloganin ,,Arsim për të gjithë të rriturit” Shkolla fillore për të rritur ,,A.S.Makarenko”-Shkup së bashku me Qendrën për punësim qyteti i Shkupit mori aksionin e përbashkët  për informimin e më shumë se 500 kandidatëve të cilët janë të evidentuar në bazën e Agjensionit për punësim. Me qëllim që kandidatët e interesuar të njihen me programet mësimore dhe organizimin e mësimdhënies, shkolla organizoj një prezantim nga stafi profesional i shkollës me këta kandidatët dhe bëri shpërndarjen e fletushkave .

Sipas drejtorit të shkollës Hazbi Topojanit kjo është arsyeja kryesore që ne presim që numri i nxënësve të rritet në shkollën tonë gjatë këtij viti shkollor dhe ne shpresojmë që ky bashkëpunim do të zvogëlojë numrin e qytetarëve që nuk kanë arsim fillor dhe do t’u jepet mundësia për punësim  dhe realizimit e nevojave socio-ekonomike të tyre.

 

Marketing