Topojani: Njeriu duhet të mëson derisa është gjallë

Planifikimi i mirë në shkollën tonë ka ndikuar që në mënyrë efikase të realizohen synimet dhe qëllimet e pritura gjatë këtij viti shkollor. Ne si shkollë e vetme fillore për të rritur ,,Anton Semjenoviq Makarenko” me mësim formal në Maqedoni me kuadrin kualitativ, me një bashkëpunim të fortë mes ne si institucion, nxënësve dhe rrethit ka ndikuar që sivjet të kryejnë shkollën fillore për të rritur 296 kandidatë me mësim në gjuhën shqipe 35% dhe atë maqedone 65%. Prej numrit të përgjithshëm të kandidatëve që kanë kryer këtë vit shkollor 275 janë në mësim të rregullt kurse 21 në mësim konsultativ.

Marketing

Gjendja e vështirë socio-ekonomike, fëmijët meshkuj janë të “detyruar” të braktisin shkollën dhe të punojnë për të mbështetur financiarisht familjet e tyre, ëndrrat për migrim, edukata patriarkale apo martesave të hershme, konsiderohen arsyet e heqjes dorë dhe braktisja nga bankat shkollore, edhe pse përfundimi i arsimit fillor është i obliguar me Ligjin për Arsimin fillor.

Shkolla jonë për vitin e ardhshëm shkollor ka marë masat primare për pranimin e kandidatëve si dhe të ju sigurojë përkrahje personave që kanë ngecur në arsimin fillor. Misioni i shkollës sonë është që ti afrojmë qytetarët të moshës mbi 15 vjeç, të ju sigurojmë arsim kualitati v për të kryer shkollën fillore, dhe për ti përgaditur plotësisht nxënësit për kyçjen e tyre në zhvillimet bashkëkohore të shoqërisë.

Hazbi Topojani, Drejtor i Shkollës fillore për të rritur

Marketing