Një tornado i fuqishëm shkatërroi një fshat rumun të martën.
Tornado mori para një autobus me 39 pasagjerë duke e përmbysur.
Vorbulla e erës dëmtoi zonën afër qytetit të Kalarasit, 51 kilometra në lindje të Bukureshtit, duke shkatërruar rreth 10 shtëpi dhe fermat.Dëshmitarët okularë arritën të kapnin fuqinë e tmerrshme të tornados nga afër.
Autobusi me pasagjerët u përmbys nga forca e madhe stuhisë. Katër prej pasagjerëve u dërguan në spital ndërsa 12 të tjerë u mjekuan në vendin e ngjarjes.
Pritet që kushtet e këqija të motit të vazhdojnë të ndikojnë në rajon deri ditën e enjte