Në një tornado të fuqishme që goditi kryeqytetin e shtetit amerikan të Misurit, Jefferson City, të paktën tre vetë vdiqën dhe shumë të tjerë u lënduan.
Shërbimi meteorologjik konfirmoi se Jefferson City u godit nga një “tornado e dhunshme” që shkaktoi dëme të mëdha materiale.
AP njofton se shumë njerëz janë të bllokuar në rrënojat e shtëpive të tyre.
Policia tha se “shumë njerëz u plagosën”, por nuk dha shifra.
Disa tornado u regjistruan në Misuri, ndër të tjera, në Joplin dhe Karl Junction.
Aktualisht, nuk ka raportime për viktimat njerëzore, por dihet se në këto vende ka shkaktuar edhe dëm material.