Tornadot shkatërrojnë çdo gjë në SHBA, të paktën 12 të plagosur

Stuhia dimërore që solli borë të paprecedentë në Kaliforninë jugore është zhvendosur drejt lindjes duke sjellë me vete tornado dhe erëra të fuqishme.

Marketing

Banorëve në Oklahoma, Kansas, Misuri dhe Teksas iu kërkua nga autoritetet që të tregojnë kujdes për shkak të motit të keq që do të vijojë dhe për disa ditë.

Sipas të dhënave zyrtare të paktën 12 persona janë lënduar nga tornadot, ndërkohë që qindra shtëpi u dëmtuan dhe mijëra të tjera mbetën pa energji.

Situata më e rënduar u paraqit në Oklahoma, ku 7 tornado goditën vendin, më e forta e të cilave kishte erëra me shpejtësi 183 km/h.

Marketing