Tortevski: Nëse Igor Jug nuk amnistohet, vullnetarisht do ta mbrojë atë

Avokati Aleksandar Tortevski në profilin e tij në “Twitter”, është ofruar vullnetarisht dhe pa pagesë të mbrojë të akuzuarin Igor Jug para Gjykatës, në rast se ai nuk amnistohet.

Marketing

“Nëse Igor Jug, nuk fiton amnisti vullnetarisht paraqitem të mbrojë atë, pa pagesë”, ka shkruar Tortevski.
Ai vlerëson se i akuzuari Igor Jug posedon më shumë të drejtë të fiton amnisti se deputetët, sepse nuk e ka kryer detyrën që organizatorët ia kanë ndarë.

Në proces është afati për dorëzim të kërkesave për amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend vitin e kaluar, pasi që Ligji për amnisti është shpallur në Gazetën Zyrtare.
Ata që ngarkohen për ngjarjet e 27 Prillit posedojnë afat kohor prej pesë ditësh, prej ditës që është shpallur ligji në gazetën Zyrtare që të kërkojnë amnisti, nëse vlerësojnë se i plotësojnë kushtet sipas ligjit të hartuar. Ata do të duhet të kërkojnë vetë amnisti, ndërsa Gjykata dhe Prokuroria duhet në afat të njëjtë kohor prej pesë ditësh të përgjigjen cili do të falet dhe cili jo.

Sipas Ligjit, amnistia nuk do të përfshijë organizatorët, personat të cilët kanë ushtruar dhunë fizike, që kanë poseduar armë, si dhe personat zyrtarë të cilët nuk i kanë respektuar të drejtat zyrtare.

Kuvendi i Maqedonisë më 18 dhjetor me procedurë të shkurtër, me 95 vota “PËR” dhe asnjë kundër kanë votuar Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Marketing