Tortevski: Prokuroria të hetoj se si ka vepruar Janeva

Përmendja e prokurores special, Katica Janeva nga i dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13, siç dëgjohet në incizimet e publikuara nga gazeta italiane “La Veritas”, tregon mjaftueshëm se duhet të realizohen kontrollime shtesë, thotë për Fokus, avokati Aleksandar Tortevski.

Marketing

“Nga këndvështrimi penalo-juridik, Janeva nuk është e komprometuar sepse ajo përmendet nga një person tjetër, por përmendja e emërit të saj, duke pasur parasysh që ajo është një zyrtare e lartë, është e mjaftueshme për kontrollime shtesë në aspektin e përmbajtjes së bisedës. Duhet të ekzaminohet se si ajo ka vepruar në rastin konkret, a kanë ndodhur detajet të cilat janë përmendur, nëse veprimet në këtë rast kanë qenë ndryshe nga rastet tjera” tha Tortevski.

Sipas tij, ky icizim është i mjaftueshëm që Janeva të thirret në pyetje, pasi kjo është realizuar në procedurën para hetimore. Ai thekson se bashkëpunëtorët e Janevës gjithashtu duhet të hetohen në këtë drejtim.