Torturuan të dënuarin shqiptar, arrestohen 4 policët grekë

Katër policë grekë kanë rënë në pranga pasi kanë torturuar një të burgosur shqiptar, njofton cnn.gr.

Marketing

Sipas tij, tre policë dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë.

Ngjarja u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.

I burgosuri shqiptar është ankuar në polici se teksa ndodhej në kafazin e transfertave nga Selaniku në Korydallos. Ai tha se efektivët e kanë goditur në kokë pasi u ka kërkuar ujë gjatë rrugës. Veç dhunës, ata nuk i kishin dhënë as ujë.

I burgosuri u ankua gjithashtu se kur mbërriti në burgun e Korydallosit i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë.

Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën policia pretendon se i ishte vendosur pasi i burgosuri po tentonte ta godiste vetë kokën në kafaz.

Por kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit. Ai ka njoftuar autoritetet përkatëse çka ka nxitur arrestimin e katër policëve./TVSh/