Toshkovski: Deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga vendet fqinjë për vendndodhjen e Grubit

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski shpreson që Artan Grubi të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë.

Marketing

“Lidhur me vendndodhjen e zotërisë që treguat, dua të besoj se ajo që u publikua në opinion se ai do të kthehet sepse është i pastër si loti dhe këto dyshime të bazuara nuk janë ashtu siç interpretohen nga Ministria e Brendshme dhe prokuroria, dua të besoj se ajo deklaratë është në drejtim të disa obligimeve private”, tha Toshkovski në “Top Tema”.

I pyetur se me cilin shtet fqinj ndodhet, pasi Izet Mexhiti pohoi se Artan Grubi ndodhet në Shqipëri, Toshkovski tha se për personin në fjalë është lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar.

“Kemi komunikim me të gjitha vendet fqinje dhe bashkëpunimi me ministritë e tyre të punëve të brendshme është i shkëlqyeshëm dhe deri më tani asnjë konfirmim zyrtar nuk është dorëzuar në MPB-në e Maqedonisë”, tha Ministri.

Ai tha se nuk do ta lejojë veten të spekulojë me informacione të caktuara që qarkullojnë në opinion.

I pyetur se a është Grubi një i arratisur nga drejtësia apo thjesht i padisponueshëm për zbatimin e ligjit, Toshkovski tha se le të guxojë të kthehet në vend dhe të dëshmojë.

“Po, ai është i padisponueshëm për organet e rendit dhe dëshiron që, siç thotë ai, të jetë i pastër si loti, të guxojë dhe të gjitha organet kompetente të veprojnë sipas kompetencave të tyre”, tha Toshkovski.

Marketing