Toshkovski: Është e vërtetë se ekzistojnë informacione se BDI-ja planifikon destabilizim të shtetit

Qytetarët të mos shqetësohen për gjendjen e sigurisë në Maqedoni, MPB-ja dhe institucionet tjera do të përgjigjen në mënyrë të duhur në kuadër të kompetencave ligjore, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski se kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) planifikon që në vjeshtë të ndërmarrë hapa që kanë për qëllim destabilizimin e shtetit.

Marketing

Në një paraqitje në “Vesti Plus” në televizionin Kanal 5, Toshkovski tha se është e vërtetë se ka informacione në këtë drejtim dhe theksoi se qytetarët duhet të jenë të informuar me të gjitha faktet që janë në interes të opinioninit publik.

“Është e vërtetë që ka informacione që janë në drejtim të asaj që thotë kryeministri dhe mendoj se publiku duhet të njihet me të gjitha faktet që janë në interes të opinionit publik dhe kjo është sigurisht në interes të opinionit. E thënë thjesht, është fakt se dikush që ka 20 vite në pushtet e ka të vështirë të pranojë të jetë në opozitë”, theksoi Toshkovski.