Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski deklaroi se ka shkarkuar nga detyra 7 zyrtarë të policisë në Koçan dhe Shtip. Sipas tij kjo është ky hap është ndërmarrë me qëllim që të sigurohet hetim i pacenueshëm. Toshkovski tha se derisa vërtetohet përgjegjësia edhe e tyre sigurisht që do të përfshihen në kallëzime penale. Numri një i policisë tha se janë identifikuar të gjitha 59 personat që humbën jetën në zjarrin në diskotekën në Koçan. /Alsat.mk