Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një video -fjalim në profilin e tij të fejsbukut ua uroi qytetarëve Vitin e Ri 2025.
Në fjalim Toshkovski theksoi se gjatë vitit të kaluar 2024, që nga dita e parë e marrjes së përgjegjësisë, ai u angazhua në zgjidhjen e situatave të hasura me përkushtim maksimal, profesionalisht dhe transparent dhe së bashku arritën suksese të rëndësishme.
“Kemi identifikuar lëshimet dhe kemi marrë menjëherë masat për të rikthyer besimin e qytetarëve. Nuk ka më cenim të dinjitetit të askujt, të asnjë qytetari. Në atë drejtim, çdo ditë vazhdojmë me përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve dhe proceset me qëllim të krijimit të zgjidhjeve dhe shërbimeve më të shpejta dhe më efikase për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Prandaj ne po investojmë dhe po ndërtojmë me përkushtim një forcë policore që do të jetë moderne, e gatshme, e pajisur, e trajnuar dhe e gatshëm për të përballuar të gjitha sfidat. Siguria dhe dinjiteti i qytetarëve janë prioriteti ynë më i rëndësishëm”, tha ai.
Toshkovski vlerëson se ka kaluar koha kur padrejtësitë dhe krimi mbeten pa u ndëshkuar.
“Mbaroi koha e “si tani”, kur padrejtësia dhe krimi mbeten të pandëshkuara dhe i’u siguroj se askush në të ardhmen nuk do ta vjedhë popullin e Maqedonisë pa u përgjigjur para të njëjtës. Besoj se veprat dhe shifrat që kemi arritur flasin për vendosmërinë tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit që po shkatërrojnë shoqërinë dhe po prishin mirëqenien e qytetarëve. Mesazhi jonë është i qartë. Çdokush që do të gabojë para ligjit, do të dalë para drejtësisë dhe çdo denarë i vjedhur do të kthehet në buxhetin e qytetarëve”, tha ai.
Në vitin 2025, theksoi Toshkovski, në pragun e shpresave të reja dhe synimeve të reja, uroj sinqerisht që të punojmë të gjithë së bashku me përkushtim për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin.
“Të ndërtojmë sistemin që do të garantojë siguri më të madhe, drejtësi dhe transparencë që çdo qytetar të ndihet i vlerësuar dhe i mbrojtur. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, le të fillojmë të respektojmë dhe zbatojmë vlerat civilizuese për të cilat ne përpiqemi. Të vazhdojmë të jemi krenar në trashëgiminë tonë kulturore dhe historike, kulturës së Maqedonisë, gjuhës maqedone dhe të gjitha shenjat dalluese të identitetit maqedonas me të cilët ne i prezantohemi familjes së madhe evropiane dhe mbarë botës. Vetëm kështu, duke respektuar dhe pranuar të gjitha dallimet, njëri-tjetrit do t’i sigurojmë përparim dhe mirëqenie për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Qytetarë të dashur të Maqedonisë, të dashur maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, boshnjakë, serbë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë tonë, t’i kaloni bukur festat e fundvitit dhe nga zemra u dëshirojë paqe, shëndet dhe mirëqenien për ju dhe të dashurit tuaj. Urime Viti i Ri 2025!”, thekson në urim ministri Toshkovski.