Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se shpreson që gjatë vitit 2025 të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore për vendosje të kamerave në trafik, që do të regjistrojnë shkeljet në komunikacion, përcjell TV21. Toshkovski tha se pret që gjatë këtij viti të fillojë zbatimi i këtij projekti, gjegjësisht vendosja e kamerave, kabllove optike, marrja e lejeve dhe përgatitja e gjyqeve dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike.
“Qytetarët që nuk e respektojnë ligjin. Qytetarët që vozisin nën ndikimin e alkoolit, qytetarët që rebelohen nëpër rrugë, në vend të 80 vozisin 200 km/h, do të dënohen, do të dënohen. Nëse në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur për 4 vjet në mënyrë drastike ta ulin numrin e vdekjeve nga 250 në 140 me zbatimin e këtij projekti të mençur të qytetit të sigurt dhe shtetit të sigurt, më besoni që numri i vdekjeve nga aksidentet në trafik, që sillet rreth 140-130, pritet të ulet”, tha mes tjerash Toshkovski.