E përditshmja britanike, The Sun, raporton se Tottenhami e ka rritur interesimin për sulmuesin kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqin.
Kosovari ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni për Fenerbahcen në Superligën turke dhe garat e tjera vendore, duke arritur t’i shënojë dhjetë gola në 14 ndeshje të zhvilluara.
Muriqi i ka gjithashtu tetë gola të shënuara në 23 paraqitje për ekipin kombëtar të Kosovës, përfshirë këtu atë kundër Anglisë në Southampton në shtator, që përfundoi me rezultat 5:3 për anglezët dhe kur kosovari kishte shënuar gol.
Gjatë këtij sezoni, The Sun shkruan se Tottenhami e ka mbikëqyrur disa herë 25-vjeçarin, përderisa thuhet se edhe Manchester Unitedi dhe Bournemouthi kanë shprehur interesim për sulmuesin trupgjatë.
Mirëpo, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka më së shumti gjasa të punojë me kosovarin nga këto tri klube pasi që skautët e tij e përcollën kosovarin edhe në ndeshjen e fundit të Fenerbahces, ku Muriqi i shënoi dy gola.
Fenerbahce e transferoi Muriqin nga Rizpesor verën e këtij viti dhe ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2023, por do të pranonte t’ia shesë atë Tottenhamit për 18 milionë funte.