Totti sulmon Nedved: Ai ishte një qaraman, doja ta godisja

Francesco Totti ka sulmuar yllin e Juventus Pavel Nedved në autobiografinë e tij.

Marketing

Legjenda e Roma-s do të publikojë librin e ri “Un Capitano” në ditëlindjen e tij të 42-të. Ai ka rikujtuar ndeshjen e Italisë në Kupën e Botës 2006 ndaj Republikës Çeke ku është përballur me Nedved.

“Atë ndeshje Nedved ishte i papërmbajtshëm, më dhemb ta them këtë gjë pasi nuk e duroja dot në fushë,” shkruan Totti.

“Ai ishte një qaraman. Pak ta prekje fluturonte 10 metra. Të bënte ta godisje me grushte.

“Por ai ishte shumë i mirë. Në atë ndeshje ishte akoma më mirë se zakonisht dhe Buffon duhet të bënte tre-katër pritje të nivelit të lartë për ta ndalur.

“Nuk e kam fshehur asnjëherë antipatinë që kam për të, gjithsesi, ai u soll shumë mirë kur u takuam gjatë shortit të Champions League në Monte Carlo.”

Marketing