Trafikantët e drogës gabojnë adresë, u dërgojnë supermarketeve 840 kg kokainë

Një sasi prej 840 kg kokainë u është dërguar gabimisht supermarketeve në Republikën Çeke, që në treg mendohet se kapin një vlerë mbi 70 milionë euro.

Marketing

Droga është dërguar e paketuar në kutitë e bananeve dhe mendohet se vjen nga Amerika Qendrore.

Kutitë janë dërguar nëpër supermarketet e Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, në veri të vendit, ndërkohë që policia çeke është vënë në lëvizje për të kontrolluar dërgesat e tjera të bananeve, duke theksuar se po punon edhe me kolegët e vendeve të tjera në këtë operacion, por pa specifikuar se për cilat vende bëhet fjalë.

Edhe në vitin 2015, mbi 100 kg kokainë u gjetën në një supermarket të Pragës. /a2cnn