Tragjedi! Autobusi bie në kanal, humbin jetën 20 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur Në Egjipt, ku kanë mbetur të vdekur 20 persona.

Marketing

Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 20 pasagjerë që ndodheshin në autobus, ku mes viktimave raportohet edhe për tre fëmijë.

Mediet vendase raportojnë se për arsye ende të paditura, shoferi i autobusit humbi kontrollin e mjetit, e për pasojë autobusi përfundoi në një kanal.

Aksidenti tragjik ndodhi këtë të shtunë, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Kajros.

Ndërkohë mësohet se pasagjerët e plagosur po marrin ndihmë mjekësore në dy spitale të ndryshme në Egjipt dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing