Tragjedi në futboll: Gjyqtari vdes në fushën e lojës

Në ndeshjen mes Always Ready dhe Oriento Petrolero ka ndodhur një tragjedi e rëndë, pasi gjyqtari ka humbur jetën.

Marketing

ë kampionatin bolivian ndodhi e papritura, kur Victor Hugo Hurtado ra pa ndjenja në tokë.31-vjeçari mori ndihmën e shpejtë dhe u transportua në spital, por me të mbërritur aty pësoi të dytin atak kardiak, pas atij në fushë, duke humbur jetën.

Nuk dihet ende arsyeja e vdekjes së gjyqtarit fatkeq, por nuk përjashtohet mundësia që sasia e paktë e ajrit në atë lartësi të ketë vrarë atë.Ndeshja u luajt në El Alto, qytet 3000 metra mbi nivelin e detit.Më poshtë mund të shihni pamjet nga tragjedia që ndodhi në futbollin e Bolivisë.

Marketing